DFL ka vendosur të ndryshojë përkufizimet e sprintit dhe vrapimeve të shpejta në Bundesliga 1 dhe 2.
Impakti ishte evident që në javën e parë të Bundesliga 2 dhe një gjë e tillë erdhi pas kërkesës së stafeve teknike nga 2 kategoritë në kampionatin gjerman.
Një nga arësyet kryesore të këtyre ndryshimeve është përafrimi me standartet e përdorura në shkencën sportive ndërkombëtare dhe krahasimi me Ligat simotra si Premier League dhe La Liga.
Së dyti, përmirësimi i të dhënave ndihmon për rregjistrimin e një kohe më të shkurtër të quajtur sprint që i afrohet më shumë realitetit të kësaj lëvizjeje në lojën e futbollit.
Më herët sprint quhej vrapimi i futbollistit me shpejtësi 4.0 m/s (14.4 km/h) për më shumë se 2 sekonda dhe që arrinte në 6.3 m/s (=22.68 km/h) për të paktën një sekondë.
Kufij që tashmë janë rritur nga ky sezon një futbollist profesionist duhet të vrapojë me një shpejtësi më të lartë se 25 km/h që të konsiderohet “sprint.”
Të kualifikohet si i tillë, futbollisti duhet të vrapojë më shumë se 25 km/h për të paktën 0.5 sekonda. Gjithashtu është rritur edhe kufiri për vrapimin me temp, nga 4.68 km/h, në 5 km/h.
Rregullime të tilla erdhën në përshtatje me kërkesat e trainerëve atletikë.
Nga ky sezon, nëse vrapon më shumë se 20 km/h do të klasifikohesh te “vrapimet intensive” që në detaje ndahen në “sprint” dhe “vrapim me temp”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




