Nga Gazeta ‘Si’- Josep Borrell ka deklaruar se po ndodh një gjenocid në Gaza dhe se sipas tij Bashkimi Europian ka përgjegjësinë ligjore dhe morale për të ndaluar së qenuri bashkëfajtor, duke qëndruar pasiv.
“Ata që nuk veprojnë për ta ndalur këtë gjenocid dhe këto shkelje të së drejtës ndërkombëtare, edhe pse kanë mundësinë për ta bërë këtë, janë bashkëfajtorë.
Fatkeqësisht, ky është rasti me udhëheqësit aktualë të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare, të cilët refuzojnë të sanksionojnë Izraelin, pavarësisht detyrimit ligjor të Bashkimit Evropian për ta bërë këtë”,-shkruan Borrell, ish shefi i politikës së jashtme të BE-së.
Ai tha se nuk ka më dyshim se qeveria izraelite po kryen gjenocid në Gaza, duke vrarë dhe lënë të uritur civilët pas shkatërrimit sistematik të infrastrukturës.
Borrell kritikoi shkeljet e rënda dhe të përsëritura të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Zyrtari i lartë i BE-së tha se për një vit e gjysmë, BE nuk ka arritur të mbrojë ambiciet e saj për të drejtat e njeriut, drejtësinë ndërkombëtare apo zgjidhjen me dy shtete, dhe kjo ka dobësuar rëndë reputacionin geopolitik të BE-së, jo vetëm në botën myslimane, por globalisht.
Ai paralajmëron se udhëheqësit e BE-së dhe shteteve anëtare mund të përballen në të ardhmen me përgjegjësi për bashkëfajësi në krime kundër njerëzimit. Ndaj sipas tij është urgjente të veprohet tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



