Nga Gazeta Si – Çiklisti më i ri që fiton 4 edicione në “Tour de France”, edhe më i ri se Eddy Merckx: Tadej Pogacar është mësuar tashmë ti rrjeshtojë rekordet dhe të dielën pasdite nën Harkun e Triumfit ku Wout Van Aert fitoi etapën e fundit, slloveni përsëriti sukseset e viteve 2020, 2021 dhe 2024 në moshën 26 vjec 10 muaj e 6 ditë. Një tjetëredicion i dominuar nga kampioni i Botës me kohën 76h32”: në podium me të rivali i përhershëm, danezi Jonas Vingegaard i skuadrës Visma me 4’24” më shumë. I treti gjermani Florian Lipowitz nga Red Bull, zbulim i edicionit me të kaluar në biathlon, 11’ më shumë se vendi i parë.

Pogacar fitoi 4 etapa dhe mori bluzën me pika të kuqe që jepet për maloristin më të mirë. I fundit Kampion Bote në fuqi që fitonte edhe “Tour de France” ishte Greg LeMond në vitin 1990. Gjermani Lipowitz u shpall Çiklisti i Ri më i Mirë, ndërsa italiani Jonathan Milan që fitoi 2 etapa, mori bluzën e Gjelbër që shkon për çiklistin që grumbullon më shumë pikë. 24 vjeçari u bë italiani i tretë që arrin këtë rezultat pas Franco Bitossi-t në vitin 1968 dhe Alessandro Petacchi-t. Skuadra më e mirë u shpall Team Visma/ Lease a Bike me kohën 23h01’32”.

- Fituesit e “Tour de France”
5 – Jacques Anquetil (FRA), Eddy Merckx (BEL), Bernard Hinault (FRA), Miguel Induráin (ESP)
4 – Chris Froome (GBR), Tadej Pogačar (SVN),
3 – Philippe Thys (BEL), Louison Bobet (FRA), Greg LeMond (USA),
2 – Lucien Petit-Breton (FRA), Firmin Lambot (BEL), Ottavio Bottecchia (ITA), Nicolas Frantz (LUX), André Leducq (FRA), Antonin Magne (FRA), Sylvère Maes (BEL), Gino Bartali (ITA), Fausto Coppi (ITA), Bernard Thévenet (FRA), Laurent Fignon (FRA), Alberto Contador (ESP), Jonas Vingegaard (DEN)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




