Numri 1 në Botë, Jannik Sinner fitoi të parin titull në Wimbledon duke i mohuar spanjollit Carlos Alcaraz të 3 Grand Slam rradhazi në ishull. 4-6 6-4 6-4 6-4 ishin shifrat e kampionit italian në “All England Club”, duke marrë revanshin për humbjen brutale në “French Open” që Alcaraz i shkaktoi 35 ditë më parë. Në “Roland Garros”, Sinner kryesonte pas dy seteve dhe kishte tre “championship points” – përpara se Alcaraz të përmbyste Finalen për një klasike në 5 sete dhe më shumë se 5 orë.

Sot 23 vjecari u përgjigj ndaj dy herë kampionit në fuqi, Alcaraz. Sinner që la pas dënimin 3 mujor, fitoi të 4 titull “Grand Slam” në karrierë dhe të parin jo në terren të fortë. Një performancë klinike që i dha fund serisë prej 24 fitoresh rradhazi të Alcaraz. Për një moment tifozët e Sinner u ndjenë në ankth kur italiani humbi mundësinë e parë për titull. Por ai ja doli të rekuperonte në mundësinë e dytë duke i mohuar 22 vjecarit Alcaraz shansin e të qënit tenisti i 5 në “Open era” që fitonte 3 tituj rradhazi në Wimbledon.

Fituesit në konkurimin tek për meshkuj në Wimbledon:
8 – Roger Federer (SUI)
7 – Pete Sampras (USA), Novak Djokovic (SRB), William Renshaw (BRI)
5 – Laurence Doherty (BRI), Björn Borg (SWE)
4 – Reginald Doherty (BRI), Anthony Wilding (NZL), Rod Laver (AUS)
3 – Wilfred Baddeley (BRI), Arthur Gore (BRI), Bill Tilden (USA), Fred Perry (GBR), John Newcombe (AUS), John McEnroe (USA), Boris Becker (GER)
2 – John Hartley (BRI), Joshua Pim (BRI), Norman Brookes (AUS), Gerald Patterson (AUS), Jean Borotra (FRA), René Lacoste (FRA), Henri Cochet (FRA), Don Budge (USA), Lew Hoad (AUS), Roy Emerson (AUS), Jimmy Connors (USA), Stefan Edberg (SWE), Rafael Nadal (ESP), Andy Murray (GBR), Carlos Alcaraz (ESP)
1 – Jannik SINNER (ITA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




