Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar vendimin e GJKKO-së për lirimin nga arresti shtëpiak të Jamarbër Malltezit.
Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se dhëndri i tij ka bërë 2 vite si i burgosur politik në shtëpi, sipas tij, pa shkelur asnjë ligj dhe rregull të shtetit.
Ai e konsideroi dosjen ndaj Malltezit një piramidë mashtrimi dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si fajtorin e vetëm.
“I vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama nga qindra punonjës që kanë firmën në atë proces nga viti 1994 deri në 2009, njeriu i vetëm që është shkelës i ligjit dhe është dënuar nga gjykata e 3 shkallëve pas vitit 2013 është Edi Rama.
Pra, është mbajtur Jamabër Malltezi në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegsave është afera më korruptive, si një njeri zyrtar i kësaj partie që publikoi nga 2014 300 e ca statuse në FB, ku kishin në epiqendër Ramën apo kreun e krimit të shekullit.
Për të gjithë këta, Rama me mercenarët e tij, e mbajtën si hakmarrje 2 vite në arrest shtëpie”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




