Bota

Presidenti Zelensky do të takohet me Trumpin në samitin e NATO-s

Nga Gazeta ‘Si’- Volodymyr Zelenskyy do të takohet me homologun amerikan Donald Trump sot(25 qershor) në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë, tha zyra e presidentit ukrainas.

Sipas mediave të huaja, dje Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump kishte planifikuar të takohej me Zelenskyy-n në një moment gjatë samitit të NATO-s, por data ishte ende e panjohur.

Herën e fundit që dyshja u ulën me njëri-tjetrin ishte në prag të funeralit të Papa Françeskut në prill.

Kjo pasoi një përballje katastrofike midis Trump dhe Zelenskyy në Zyrën Ovale, e cila bëri që vizita e udhëheqësit ukrainas të përfundonte para kohe.

Kujtojmë se megjithë përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duket se palët janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë