Sport

Epoka Buss në sportin amerikan

Kur vjen puna tek titujt, askush nuk ka bërë më mirë se familja Buss. Kur Jerry Buss bleu Lakers në vitin 1979 për 67.5 milionë $, skuadra kishte fituar 6 tituj por vetëm 1 në Los Angeles. Në vitin e parë, Buss mori Magic Johnson në “NBA Draft” dhe “Forum” u transformua në arenën më të kërkuar duke fituar titullin e 2 në Los Angeles. Në 45 vitet e ardhshme askush nuk dominoi si “LakeShoë” që fitoi 11 tituj gjatë kësaj periudhe. Për të gjetur skuadra me sukses të njëjtë duhet të dalim nga NBA dhe ato janë si më poshtë…

🔸Halas (Bears) – 9 tituj në 105 vite
🔸Maras (NY Giants) – 8 tituj në 100 vite
🔸Steinbrenners (Yankees) – 7 tituj në 52 vite
🔸Krafts (Patriots) – 6 tituj në 31 vite
🔸Reinsdorfs (Bulls) – 6 tituj në 40 vite
🔸Rooneys (Steelers) – 6 tituj në 92 vite
🔸Holts (Spurs) – 5 tituj në 32 vite
🔸DeBartolos (49ers) – 5 tituj në 48 vite
🔸Hunts (Chiefs) – 5 tituj në 65 vite

Pas 46 viteve dhe shitjes rekord në sportin amerikan, epokës Buss i erdhi fundi por trashëgimia është e siguruar. Askush nuk bëri më mirë, askush nuk veproi më me zgjuarsi dhe askush me stilin e tyre. Lakers tani është një skuadër që kushton 10 miliardë dollarë, për një arësye dhe kjo arësye është familja Buss. Pronarët më të famshëm në historinë e sportit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë