Dosje

Alibej rrëfen bisedën me Dumanin pas vrasjes së Dorian Shkozës: Armët i morëm te një hoxhë!

Gazeta Si – Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Erjon Alibej ka treguar se për çdo krim që ka kryer Nuredin Dumani për llogarinë e tij, armët i blinte te një person në Fresk, i cili ishte Hoxhë dhe baza e mbajtjes së armëve ishte magazina e Aleksandër Bahos në Papër të Elbasanit.

“Para se Nuredini të vazhdonte këtë ngjarje, kisha lidhur një kontakt me një Hoxhë që merrej me armë. Hoxha kishte kontakt me Aleksandër Bahon. Për Dorjan Shkozën rashë dakort me Nuredinin dhe pas dy javësh ndodhi krimi. Për Dorjan Shkozën kërkoja në sistemin “TIMS” që ma tha polici Leonard Allkja që ishte në komisariat. Për vrasjen e Dorian Shkozës, Aleksandër Baho ka marrë armë nga “Hoxha”, që merrej me trafik armësh. I thashë Arsenit Preçit shko merr armët dhe çoi anej nga Peqini”.

Ndërkohë që një nga viktimat e Nuredin Dumanit, nuk ka qenë i planifikuar për t’u vrarë në dakordësi me Erion Alibejn.

Ai tregoi para prokurorëve dhe gjykatësve si ishte organizuar dhe realizuar vrasja e Dorian Shkozës në Durrës.

Tronditës është fakti se Anxhelo Avdia, viktima tjetër e atij atentati, të ndodhur në mars 2020, nuk ka qenë objektiv për t’u qëlluar.

“Nuredini më thotë që ‘o vllai iku njëri’, kur shoh televizorin po jepnin lajme që ka humbur jetën Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. I them po Avdian pse e vrave dhe më thotë: ‘Është i atyre edhe ky’. Në takimin me Dumanin nuk është bërë asnjë listë ekzekutimesh. Unë i tregova gjithë ça dija. Interesi im ishte tek Talo Çela. Në diskutuam vrasjen e Dorian Shkozës, me idenë se Talo Çela do të bëhej i gjallë. I kam thënë Nuredinit, do të fal gjakun, vetëm më trego të vërtetën. Për 2 orë e 48 min e kam regjistruar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë