Nga Gazeta Si- Pas mandatit të katërt, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri por edhe në parti.
Në Pallatin e Brigadave, ku mblodhi ekipin e deputetëve dhe kandidatëve të 11 Majit, Rama tha se duhet lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.
“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten”, tha Rama, duke shtuar se duhet ta nisin nga vetja, për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe.
“Duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, tha Rama
Rama tha se deri në shtator duhet një volum pune për të pasuruar disa pika.
Ndër to është hapja e një sesioni të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend.
“E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4.
Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë”, tha Rama duke shtuar se së treti, udhëheqësit politikë duhet të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohem 4 vite më pas, që neës nuk e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët, nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




