Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve një kërkesë zyrtare për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 në të gjithë Qarkun e Beratit.
Në kërkesën e dorëzuar pranë KQZ-së, PD kërkon rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke pretenduar se procesi ka qenë i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme nga pushteti.
Sipas Partisë Demokratike, procesi zgjedhor në Berat është zhvilluar në kushte të pabarabarta, të dominuara nga përdorimi i burimeve publike dhe presioni mbi votuesit, duke u kthyer, sipas saj, në një farsë që deformoi vullnetin e qytetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




