Ciklisti i “Lidl-Trek”, Daan Hoole fitoi etapën e 10 në “Giro d’Italia 108” nga Lucca në Pisa Tudor ITT prej 28.6km. Në vendet 2 dhe 3 u klasifikuan respektivisht Joshua Tarling (Ineos Grenadiers) dhe Ethan Hayter (Soudal Quick-Step). Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) ruan Bluzën Rozë dhe vendin e parë në Klasifikimin e përgjithshëm. Pëprara medias, Hoole u shpreh i befasuar që ja doli të fitonte ndaj Tarling, një ndër kronometristët më të mire në Botë. Ai falenderoi skuadrën dhe e vuri theksin te pjesa e dytë e garës që i dha një sukses të rëndësishëm në “Giro 108”

Rradha e mbërritjes
1 – Daan Hoole (Lidl-Trek) – 28.6km në 32’30”, shpejtësia mesatare 52.800 km/h
2 – Joshua Tarling (Ineos Grenadiers) + 7″
3 – Ethan Hayter (Soudal Quick-Step) + 10″

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
2 – Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG) + 25″
3 – Antonio Tiberi (Bahrain Victorious) + 1’01”

Bluza e Bardhë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Bluza Rozë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Bliuza Ciklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




