Politike

Macron: Europa duhet të krijojë një treg të përbashkët telekomunikacioni, finance dhe energjie. Konkurrenca, përparësia absolute!

Nga Gazeta ‘SI’- Si folës i Forumit Ndërkombëtar për Investimet që po zhvillohet në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Europës të fokusohet në financimin e mbrojtjes, Inteligjencës Artificiale dhe teknologjisë së gjelbër, si shtylla të investimeve publike.

Macron tha se përparsia absolute e kontinentit duhet të jetë konkurrenca dhe krijimi i në tregu të përbashkët në financë, telekomunikacion dhe energji,  duke shmangur luftërat e brendshme.

“Bashkë me Von der Leyen, Merz, kemi nxjerr një deklaratë që angazhohemi për të thjeshtuar rregulloret për të sinkronizuar, për të thënë që janë jashtë tryeze. Pjesa tjetër është thellimi tregut të përbashkët. Ne duhet ta trajtojmë këtë treg të përbashkët në tri sektorë kritike, telekomunikim, energji dhe financë. Nuk janë pjesë të tregut të përbashkët, por na duhet të ndërtojmë një treg të përbashkët për këto sektorë sepse është e rëndësishëm të kemi më shumë kapacitete që të investojmë. Besojmë që përveç faktit që ne të shfrytëzojmë tregun e përbashkët, na duhet të sinkronizojmë rregulloren për bankat dhe sigurimet dhe ti ndërkombëtarizojmë dhe kursimet, që të shkojnë në vendin e duhur dhe sektorin e duhur. Europa duhet të investojë, në mbrojtje, teknologjinë e gjelbër dhe IA. Këto tre fusha do kërkojnë shumë më tepër investime publike dhe private, na duhen financime të përbashkëta. Me krizën në Ukrainë u ekspozuan kostot. Pyetja është a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë, përgjigjja është Po, por kjo është një fazë e re e rrugëtimit europian. Duhet të shmangim luftën e brendshme në Europë”, tha Macron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë