Politike

Bloomberg: Samiti në Tiranë rrotullohet rreth diskutimeve të emigracionit

E gjithë agjenda e samitit europian në Tiranë sot do të rrotullohet rreth emigracionit.

Bloomberg shkruan se ky është thelbi i këtij samiti që ka mbledhur në kryeqytetin e vogël ballkanas liderët e mëdhenj të Europës, nga Macron, Merz, Starmer dhe Zelensky.

Pritet që bisedime të ketë edhe rreth luftës në Ukrainë dhe si të rrisin konkurrencën e kontinentit.

Samiti vjen me kryeministrin shqiptar Edi Rama duke ecur lart pasi ai siguroi një mandat të katërt të paprecedentë në detyrë, shkruan Bloomberg.

Ndërsa qeveritë në të gjithë kontinentin kërkojnë të bindin votuesit se kanë nën kontroll migracionin e parregullt, Starmer tha në një konferencë shtypi me Ramën dje në Shqipëri se Britania e Madhe është në bisedime me disa vende për të pritur të ashtuquajturat qendra kthimi për azilkërkuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë