Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) fitoi etapën e 6 në “Giro d’Italia 108”, Potenza-Napoli prej 217.5km. Në vendin e dytë dhe të tretë mbërritën respektivisht Milan Fretin (Cofidis) dhe Paul Magnier (Soudal Quick-Step). Mads Pedersen (Lidl-Trek) ruan Bluzën Rozë si kryesues i klasifikimit të përgjithshëm. Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Groves që humbi disa gara për shkak dëmtimi. Ai falenderoi skuadrën për mbështetjen dhe u shpreh se – “ishte i bindur në fitoren e sprintit në fundin e garës”.
Rradha e mbërritjes
1 – Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) – 217.5 km pwr 4h59’52”, me shpejtësi mesatare prej 43.519 km/h
2 – Milan Fretin (Cofidis)
3 – Paul Magnier (Soudal Quick-Step)

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
2 – Primož Roglič (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 17″
3 – Mathias Vacek (Lidl-Trek) + 24″
Bluza e Bardhë – Mathias Vacek (Lidl-Trek)
Bluza Rozë – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
Bluza e Bardhë – Mathias Vacek (Lidl-Trek)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.