Financa Personale

Raporti i Avokatit të Popullit: Për të ulur varfërinë qeveria të rrisë pensionet dhe të miratojë minimumin jetik!

Nga Gazeta ‘SI’ – Në raportin e vitit 2024, Avokati i Popullit thekson se asnjë nga masat e marra kundër varfërisë në vend, nuk e ka reduktuar atë.

Raporti thekson se varfëria nuk konceptohet vetëm me mungesën e të ardhurave, por edhe me mungesën e aksesit në shërbime dhe pjesëmarrjes në jetën shoqërore.

Dy nga pikat kryesore të varfërisë në Shqipëri sipas AP janë pensionet dh  mungesa e minimumit jetik.

 donëse pensionet janë indeksuar në vlerën 8.6% dhe 4.1%223 në dy vitet e fundit, rritja rezulton të jetë ende e pamjaftueshme për të adresuar nevojat reale të të moshuarve, veçanërisht atyre që i përkasin grupeve më të pafavorizuara sociale dhe ekonomike. Këta individë përballen me vështirësi serioze në sigurimin e të ardhurave minimale të mjaftueshme, për të përballuar kostot e jetesës dhe të medikamenteve të nevojshme, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore. Në këtë kuadër, ndonëse shpërblimi i pensionistëve për festat e fundvitit përbën një formë mbështetjeje të mirëpritur, ai mbetet simbolik dhe nuk zëvendëson nevojën për një rritje të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të pensioneve.

Llogaritja e minimumit jetik shërben si një tregues për të përcaktuar kufirin real të varfërisë, për të ndarë individin e varfër nga jo i varfër. Ky tregues duhet të qëndrojë në themel të hartimit të politikave sociale që ndjek shteti për grupet në nevojë. Një vlerë e përditësuar dhe e miratuar e minimumit jetik, ndihmon për të përcaktuar sa i duhen minimalisht një shtetasi shqiptar për të jetuar, si dhe normën minimale të ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesës së papunësisë, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë