Politike

Tabaku thellon diferencën me Alimehmetin, siguron rreth 1000 vota më shumë

Nga Gazeta ‘Si’- Vijon ende gara mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit në Tiranë, për të siguruar mandatin e deputetit në listën e hapur të Partisë Demokratike.

Jorida Tabaku është shkëputur me rreth 1000 vota nga Ilir Alimehmeti, pasi e parakaloi ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave.

Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 1390 vota, ndërkohë Alimehmeti ka marrë besimin e 12806 qytetarëve.

Pra teksa janë edhe 349 kuti për t’u numëruar, diferenca mes të dyve të jetë 997 vota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë