Sport

‘Giro 108’ – Triple’të e Mads Pedersen

Mads Pedersen fitoi etapën e 5 të “Giro d’Italia 2025” i ndjekur nga Zambanini dhe Pidcock në vendin e 3. Për fituesin e garës u kërkua fotofinishi. Nesër “Giro” mbërrin në Napoli, gara më e gjatë e këtij edicioni. Mads Pedersen futet në klubin special të çiklistëve që kanë fituar etapa duke patur Bluzën Rozë mbi shpatulla. Për mbërritjen në Matera, gjigandi i “Lidl-Trek” dueloi me Roglic dhe pati ndihmën e gregarit Vacek që e udhëhoqi deri në fotofinishin me Zambanini-n (Bahrain Victorious) dhe Pidcock (Q36.5).

Demonstrim force dhe pregatitjeje fizike nga Pedersen që pas Tiranës dhe Vlorës fiton etapën e 3 dhe vesh për të 4 herë Bluzën Rozë. Etapa e 6 është ajo nga Caracciolo në Napoli ku Pedersen fitoi në vitin 2023 dhe nesër do kërkojë poker-in. Në klasifikimin e përgjithshëm ndiqet me 17” më shumë nga Roglic dhe 24” nga Vacek, i katërti McNulty +31”. Një përfundim entuziast me presingun e “Uae Emirates” që provoi të shtonte peshën në këmbët e Pedersen.

Rradha e mbërritjes
1 – Mads Pedersen (Lidl-Trek) – 151 km në 3h27’31”, shpejtwsia mesatare 43.659 km/h
2 – Edoardo Zambanini (Bahrain Victorious)
3 – Thomas Pidcock (Q36.5 Pro Cycling Team)

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
2 – Primož Roglič (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 17″
3 – Mathias Vacek (Lidl-Trek) + 24″

  • Bluza Rozë – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
  • Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
  • Bluza e Kaltër  – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
  • Bluza e Bardhë – Mathias Vacek (Lidl-Trek)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë