Politike

Këshilli i Europës publikon axhendën e Samitit të BE në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’– Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Këshilli i Europës ka publikuar axhendën e Samitit, që siç thotë është i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh simbolik në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti dhe nga ana tjetër Rama i drejtohet dhe bustit të ‘Skëndërbeut’ në statusin e tij.

“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës,” shkruan Rama. 

Axhenda zyrtare për ditën e premte, më 16 maj 2025:

10:00 – Mbërritje 
11:00 – Ceremonia e hapjes
11:30 – Foto familjare
11:45 – Seanca e parë plenare
13:00 – Dreka zyrtare
14:30 – Tryeza tematike
15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve
17:30 – Seanca plenare mbyllëse
18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (pritesi i radhës)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë