Politike

Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson me 8 mandate

Nga Gazeta ‘Si’- Në qarkun e Vlorës janë numëruar të gjitha kutitë e votimit.

Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark ndaj opozitës.

PS mori 54.750 vota ose 58.8% ndërsa PD-ja mori 24.134 vota, përkatësisht 26.62%.

E përkthyer në mandate, socialistët kanë 8 të tillë, ndërsa demokratët katër.

Forcë e tretë doli Shqipëria Bëhet me me 4905 të votave, përkatësisht 5.41%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë