Politike

Garë e lëkundur Shehaj-Berisha për 1 deputet në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- PD e ka shumë të lëkundur mandatin e 14-të në Tiranë dhe rrezikon që edhe mund ta humbë me kutitë e mbetura.

Në garë për këtë mandat të lëkundur që prej ditës së djeshme është “Mundësia” e Agron Shehajt.

Aktualisht Mundësia ka grumbulluar në Tiranë 18463 vota, të cilat në tërësej përfaqësojnë 4.94% të totalit të votave duke u renditur si forcë e tretë, pas PD-së e cila numëron 132003 vota.

Mbrëmë partia e Shehaj mori mandatin e dytë po sot zbriti sërish në kuotën e një mandati.

Megjithatë ky mandat i 14-të i demokratëve është shumë i brishtë, pasi me 100 kutitë e fundit që kanë ngelur për të numëruar, mund të rikthehet te Shehaj.

Tashmë sipas të dhënave paraprake, PS deri tani ka 19 mandate në Tiranë, PD 14, Mundësia 1, PSD 1, Nisma 1 dhe Lëvizja Bashkë 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë