Nga Gazeta Si- Me një diferencë prej 2 mijë votash, PD ka marrë fitoren në Lezhë.
PD ka marrë 29485 vota, ndërsa PS 27585 vota.
Ndarja e mandateve për qarkun e Lezhës është 4 PD dhe 3 PS. Në parlament do të hyjnë Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti për PD (në liste të mbyllur), si dhe Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj për PS.
Prej fillimit, Lezha ka qenë një nga qarqet me diferencën më të ngushtë të votave, ku hera herës dy partitë e mëdha kalonin në epërsi.
Parti e tretë në Lezhë ka dalë “Shqipëria Bëhet” 3614 vota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




