Ka vijuar me ritme të shpejta gjatë natës procesi i numërimit të votave për subjektet zgjedhore, teksa në disa qarqe ka nisur dhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët në listat e hapura.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e KQZ tashmë janë numëruar 4919 qendra votimi nga 5225 në total.
Durrësi, Fieri dhe Tirana janë qarqet ku ende ka kuti të pahapura për subjektet politike, teksa të tjerat pothuajse kanë përfunduar.
Deri më tani PS kryeson me 82 mandate, ndjekur nga PD me 52 mandate.
Në orët e para të mëngjesit është mbyllur numërimi në Kavajë.
Kavaja ka votuar me 2899 vota më shumë Partinë Demokratike.
PS ka grumbulluar 7727 vota, ndërsa PD ka mbledhur 10626 vota. E treta është renditur PSD më 384 vota.
Ndërsa në çarkun e Dibrës PS ka fituar me një diferencë votash prej 10 mijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




