Nga Gazeta ‘Si’- Njëkohësisht me votat për subjektet politike, po numërohen dhe votat e ardhura nga diaspora.
Deri në këto momente janë hapur 14 874 zarfe nga 194 889 që janë dërguar në total.
Edhe rezultati i votave të diasporës tregon të njëjtin trend me votat e hedhura nga shqiptarët.
Sipas rezultateve të deritanishme Partia Socialiste kryeson me 8273 vota, që përbëjnë 56.07% të votave të numëruara, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 4 105 vota ose 27.82% të votave.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet del forcë e tretë në sektorin e votave të diasporës, duke arritur të sigurojë 1224 vota (8.29 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël.
Partia Mundësia numëron 439 vota, Lëvizja Bashkë 317 vota, Partia Socialdemokrate 145 vota.
Partia Koalicioni Euroatlantik 71 vota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




