Politike

Publikohen rezultatet e votimit elektronik në Vorë, PS fiton bindshëm

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfundimtar të votimit elektronik në Bashkinë e Vorës.

Nga të dhënat rezulton se PS ka fituar bindshëm duke arritur të marrë 57.09 për qind ose 8082, ndërsa PD ka marrë 33.93 përqind ose 4803 vota.

Edhe në njësinë numër 10 në Tiranë, ku gjithashtu u votua në mënyrë elektronike, PS ka fituar ndjeshëm.

Partia Socialiste ka marrë në këtë njësi 5304 vota, ose 49.03%, ndërsa Partia Demokratike 3498 vota, ose 32.34%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë