Nga Gazeta ‘SI’ – Presidenti i Këshillit Europian António Costa, duke treguar përkushtimin e BE-së për zgjerim, theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë në avantazh.
Costa u shpreh se të dy këto vende të Ballkanit kanë përparuar dhe nëse vazhdojnë me reformat, mund t’i bashkohen BE-së në 2030-n e ndoshta dhe më parë.
“Institucionet europiane shpesh e kanë treguar vitin 2030 si datën e synuar për hyrjet e para në BE, veçanërisht ato të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Sidoqoftë, Brukseli tani po flet vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi. “Unë nuk kam një datë të caktuar. Pse 2030? Dhe pse jo më parë? Pranimi është një proces i bazuar në meritë. Nëse vendet kryejnë reformat, ata madje mund të bashkohen para vitit 2030. Por janë pikërisht meritat që mund të ndryshojnë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë qartë më të përparuara se vendet e tjera”, u shpreh kreu i KiE.
Sipas tij, anëtarësimi në BE është mënyra më e mirë për të kapërcyer konfliktet e hapura në Ballkan, ndikuar dhe nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
António Costa po mban një turne në Ballkanin Perëndimor dhe ndalesa e parë do të jetë Serbia, ndjekur nga Bosnje Herzegovina në të njëjtën ditë. Ditët tjera do të vijojnë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe për ta mbyllur në fundjavë me Shqipërinë, në samitin e EPC-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




