Politike

Celibashi thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

Nga Gazeta ‘Si’- Në përfundim të procesit të votimit, Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një deklaratë për media i bëri thirrje partive politike që të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje.

“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje është qetësia që duhet t’u krijojnë partitë dhe udhëheqësit politikë numëruesve dhe anëtarëve të komisionit. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive.

Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët”, tha ai.

Celibashi shtoi se rezultati paraprak do të shpallet jo më vonë se pasditja e të martës.

“KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit”, tha Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë