Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori Lamberto Zannier, kryesuesi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, njoftoi se janë 240 vëzhgues të OSBE në të gjithë vendin dhe 135 të tjerë nga vendet e OSBE.
Ai tha se kanë qenë në Shqipëri që prej fundit të marsit ku kanë vëzhguar edhe procesin e fushatës, ndërsa bëri më dije se të hënën në orën 15:00 do të kenë një deklaratë për media, ku do të publikojnë vlerësimet e tyre.
Gjithashtu ai tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare.
“Si ODIHR kemi 240 vëzhgues, por janë edhe 134 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE.
Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne kemi qenë këtu që nga fundi i marsit. Ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore. Sot është pika e fundit dhe nesër do të kemi një konferencë për shtyp në orën 15:00.
Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik.
Do të flasim për këtë nesër kur të japim vlerësimet tona nesër. Po punojmë me KQZ, deri tani është shumë transparent dhe shumë i drejtë bashkëpunimi”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




