Nga Gazeta ‘SI’ – Partia Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke denoncuar problematikat me bojën në gisht, që konfirmon pjesëmarrjen në votim.
Në një reagim dërguar KQZ-së orët e para të votimit, kërkohet marrjen e masave të menjëhershme që për çdo zgjedhës të kryhet timbrosja, si dhe lënda e posaçme e timbrit të jetë e atillë që nuk kryhet fshirja e saj për jo më pak se 24 orë.
“Nga anëtarët dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit kemi marrë raportime të shumta se zgjedhësve nuk iu është bërë timbrosja dhe në rastet kur është bërë boja e timbrit fshihet lehtësisht.
Neni 105, pika 1, gërma “dh”, e Kodit Zgjedhor parashikon se:
“Zgjedhësi timbroset në dorën e majtë nga një anëtar i caktuar me vendim të KQV-së me një lëndë të posaçme, të dukshme me shikim të lirë dhe që nuk hiqet për jo më pak se 24 orë, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më pas i jepet fleta e votimit. Në rast se zgjedhësi nuk pranon të timbroset me lëndën e posaçme, atij nuk i jepet fleta e votimit dhe identiteti i tij mbahet shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.”.
Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme që për çdo zgjedhës të kryhet timbrosja, si dhe lënda e posaçme e timbrit të jetë e atillë që nuk kryhet fshirja e saj për jo më pak se 24 orë”, thuhet në letër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




