Kampioni nga Majorka nuk e vë në dyshim atë çka doli nga seanca gjyqësore dhe thotë se ka protokolle që ndiqen nga tenistët gjatë karrierës. Autoritetet kanë informacionet e nevojshme dhe jo media.
Jannik pranoi dënimin dhe çështja quhet e mbyllur. Rafael Nadal mbrojti kolegun italian në intervistën për anglezen “The Telegraph” ku sqaroi dhe pozicionin e tij për “Clostebol” që përfshiu Jannik Sinner.
Spanjolli pranon se kjo nuk është pozitive për tenisin por incidentet ndodhin e janë të pranishme në sport. Për aq sa ai e njeh italianin Sinner thotë se nuk do të tentonte asnjëherë të vidhte diçka
Aq më keq, të përfitonte në kurriz të të tjerëve. Për Nadal – Jannik është i pafajshëm dhe një person i ndershëm Numri 1 i Botës e përfundon dënimin 3 mujor në datën 4 Maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




