Dy herë në majën e Evropës, Kampionia e Botës dhe Kampionia olimpike rifitoi titullin evropian në kampionatin që po zhvillohet në Podgoricë. 29 vjeçarja Krasniqi mundi 1-0, serben Milica Nikolic në 1/8. Në ¼ finale ishte rradha e holandezes, Naomi Van Krevel të dorëzohej në shifrat 2-0. Në ½ finale, Krasniqi “likujdoi” rivalen spanjolle, Ariane Toro Soler 1-0 dhe në Finalen e madhe, me shifrat 2-0 mposhti italianen Odette Giuffrida. Në karrierën e saj, Krasniqi numëron 26 medalje ari, 16 argjendi dhe 17 bronzi.
- Medalistet në 52kg për femra në “Podgorica2025”
Distria KRASNIQI
Odette GIUFFRIDA
Naomi VAN KREVEL
Ariane TORO SOLER
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




