Menaxhim

Tarifë 10% për eksportet drejt SHBA-së, kompanitë e bimëve medicinale në vend kërkojnë rimbursim nga qeveria

Nga Gazeta ‘SI’- Shoqata e Bimëve Mjekësore në Shqipëri kërkojnë suport nga qeveria për të përballuar goditjen e marrë nga Amerika, tregu më i madh i tyre.

Në një deklaratë për mediat, Filip Gjoka, drejtues i kësaj shoqate propozon rimbursimin me 10% të TVSH-së për fermerët që punojnë me bimët medicinale, pasi ata janë hallka më e dëmtuar e këtij zinxhiri.

“Tarifa me SHBA do ul eksportet, të rimbursohet 10% TVSH për fermerët prej 10%, që rrjedhimisht krijon një tjetër vështirësi për industrinë tonë. Nisur nga kjo situatë IBMA i bën thirrje qeverisë Shqiptare që të ngrejë një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave për të hartuar një plan emergjent masash për stabilizimin e sektorit për të zbutur efektin negative. Konkretisht vendosja e tarifës 10 % për Eksportet Shqiptare përkthehet në rritje të kostos së eksportit.

Rritje të çmimit të produkteve Shqiptare në tregun Amerikan duke i bërë ato më pak konkurruese. Kjo mund të çojë në ulje të kërkesës për produktet Shqiptare dhe reduktim i vëllimit të eksporteve duke goditur direkt mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale duke ulur fitimet e tyre” u shpreh Gjoka, duke theksuar se industria dëshiro të ruajë e të përforcojë marrëdheniet pozitve ekonomike me SHBA-në.

“Kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit përsa i përket paketës së re të politikave ekonomike të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nuk përjashtohet edhe Shqipëria. Padyshim që ky nuk është një lajm i mirë për ne në kohën kur kjo industri zë mbi 14% të gjithë eksporteve që kryhen ne BE dhe Amerike. Nga zero që është aktualisht, çdo ngarkesë drejt ShBA do të ketë një tarifë doganore prej 10% që rrjedhimisht krijon një tjetër vështirësi për industrinë tonë Nisur nga kjo Shoqata e Bimëve Mjekësore:

Ndër të tjera, Gjoka tha se shumë kompani vendase që kanë investuar në teknologji dhe standarde cilësie për tregun Amerikan tani përballen me pasiguri financiare, duke ngadalësuar zhvillimin e sektorit.

Propozimet e Shoqatës

PAKETË MBËSHTETËSE PËR FERMERËT:

1. Rimbursim i menjëhershëm i 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor.

2. Kompensim i zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia.

3. Zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta.

4. Heqje e tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë.

 5. Qeveria të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit.

PROBLEMIKAT E AKUMULUARA TË SEKTORIT:

– Mungesa e fuqisë punëtore dhe largimi i banorëve nga zonat rurale drejt zonave urbane si dhe emigracioni.

– Kostot e larta në prodhim, ruajtje në magazina, transport si dhe rendimenti i ulët -Pamjaftueshmëria e subvencioneve për të gjithë fermerët.

 – Mungesa e investimeve në kompanitë që duan të rrisin cilësinë dhe standardet si dhe ndërprerja e Fondeve të BE-së .

– Tarifa 10% e vendosur nga Presidenti Trump krijoi një tjetër vështirësi për këtë industri.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë