Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, homologu i tij rus, Vladimir Putin bëri një deklaratë shumë premtuese, ndërsa shtoi se nuk ishte e plotë.
Reuters raporton se Trump është shprehur se është i gatshëm të bisedonte me Putin për të siguruar një armëpushim.
“Shpresojmë se Rusia do të bëjë gjënë e duhur”, ka thënë Trump.
Ndërkohë Vladimir Putin është shprehur se është në favor të arritjes së një armëpushimi si dhe paqeje të përhershme me kushtin që të adresohen të gjitha problemet mes dy vendeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




