Teknologji dhe Inovacion

Mbyllja e TikTok, shqiptarët edhe më të pasigurt për të dhënat personale

Nga Gazeta Si- TikTok nuk do të mbyllet të paktën për pak kohë, derisa të gjitha kompanitë e internetit të bllokojnë aksesin, siç u kërkoi AKEP.

Por, edhe kur TikTok të mbyllet së shpejti, ky vendim vë përballë pasigurisë në internet të gjithë përdoruesit që do duan të kenë TikTok, duke hapur një llogari me një VPN tjetër.

Ekspertë të IT thonë se pas mbylljes së TikTok në vendin tonë, kushdo mund të hapë një TikTok tjetër me VPN nga një vend që ka akses në TikTok.

Ka aplikacione të ndryshme VPN, që IP-në e lidh me një server kudo nëpër botë ku mjafton që serveri t’i përshtatet rregullatorit të vendit ku ndodhet.

Për akses, njerëzit kanë mundësi të gjejnë VPN me pagesë dhe pa pagesë.

Problemi në këtë rast është se të gjithë personat që zgjedhin VPN pa pagesë janë të ekspozuar ndaj vjedhjes së mundshme të të dhënave, duke qenë se një VPN e panjohur, nga një vend tjetër është totalisht e pasigurtë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, u kanë kërkuar kompanive të internetit të marrin masa për bllokimin e aksesit në TiklTok në territorin shqiptar. Konkretisht, kompanitë e internetit duhet të bllokojnë IP e TikTok në Shqipëri.

Por, burime konfidenciale konfirmojnë për Gazetasi.al se kjo nuk ka ndodhur ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë