Gazeta Si – Parlamenti Evropian ka miratuar propozimet e Komisionit Evropian për rritjen e shpenzimeve ushtarake, duke përfshirë planin e riarmatimit “Riarmatosja e Evropës”, shpallur javën e kaluar nga Presidentja e Komisionit, Ursula von Dr Leyen (por shumë aspekte të të cilit ende nuk janë përcaktuar saktësisht).
Pro dokumentit votuan 419 deputetë, kundër 204 dhe abstenuan 46. Ndër partitë më të pasigurta për votimin ishte Partia Demokratike Italiane: 11 nga parlamentarët e saj abstenuan (duke kundërshtuar pozicionin mbizotërues të grupit të tyre, atë të socialistëve dhe demokratëve, dhe treguesit të sekretares Elly Schlein), ndërsa 10 të tjerët votuan pro.
Eurodeputetët e partisë së kryeministres Giorgia Meloni, Fratelli d’Italia, kishin paraqitur një amendament për të kërkuar ndryshimin e emrit të planit nga “Riarmatosja e Evropës” në “Mbroj Evropën”, por ai nuk kaloi.
Për Parlamentin Evropian ky është një “moment historik për mbrojtjen evropiane“. Eurodeputetët mirëpresin planin e riarmatimit të BE-së dhe mbështesin fuqimisht idenë që vendet anëtare duhet të rrisin fondet e mbrojtjes dhe sigurisë në nivele të reja, në të paktën 3% të PBB-së.
Parlamenti Evropian përsërit gjithashtu mbështetjen e tij për Ukrainën dhe “u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së, partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve të NATO-s që të heqin të gjitha kufizimet në përdorimin e sistemeve të armëve perëndimore të dorëzuara në Ukrainë kundër objektivave ushtarakë në territorin rus”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.