Sport

Conference League, aty ku favoritët nuk zhgënjejnë

Chelsea, Panathinaikos dhe Molde do të tentojnë të ruajnë vantazhin ndaj Copenhagen, Fiorentina-s dhe Legia Warszawa-s respektivisht kur të ndeshen në sfidat e dyta të UEFA Conference League. Një javë më parë Jagiellonia u ndesh për të tretën herë me një kundërshtare nga Belgjika duke arritur edhe fitoren e parë. Pafos ka krijuar më shumë raste (151 në total) se çdo skuadër tjetër në Conference League. Mesfushori i Celje-s, Svit Sešlar është njeriu që shërben më shumë në Conference League me 7 asist. Ndërsa Sebastijan Herera (19, Borac) dhe Mamadou Sangaré (18, SK Rapid) janë dy lojtarët që kanë thyer më shumë aksione në Conference League. 

Shumaira Mheuka është shënuesi më i ri për Chelsea-n në Kupat e Evropës pas asaj çka bëri një javë më parë në moshën 17 vjeç e 137 ditë. Vetëm Chelsea (28) ka shënuar më shumë gola se Fiorentina (20) në Conference League deri tani. Edhe një vit më parë kur në të njëjtin raund, ndeshja e parë përfundoi 3-2, Legia Warszawa iu përgjigj 3 golave të pjesës së parë me dy në pjesën e dytë. Real Betis mbetet pa humbje në kupat e Evropës përballë Vitória SC, duke barazuar 1 e fituar 2 të tjera në takimet e mëparshme.

Masterklasi i Pululu-t (Jagiellonia) një javë më parë ndaj Cercle Brugge

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë