Bota

Një grup separatistësh vret 11 ushtarë dhe merr peng një tren me 180 pasagjerë në Pakistan

Gazeta Si – Separatistët e Ushtrisë Çlirimtare Baloch, hapën zjarr ndaj një treni me rreth 500 pasagjerë në provincën Baluchistan në Pakistanin jugperëndimor, duke e marrë peng.

Separatistët thonë se kanë vrarë 11 ushtarë dhe kanë marrë peng 183 persona. “Jaffar Express” po udhëtonte nga Peshaëar në Quetta kur u sulmua: ushtria, e cila fillimisht ndërhyri, u zmbraps nga separatistët të cilët lëshuan një paralajmërim: “Nëse bombardimet ajrore nuk ndalen, pengjet do të vriten brenda orës së ardhshme”, tha zëdhënësi, Jeeyand Baloch.

Sipas separatistëve, pengjet përfshijnë personel aktiv nga ushtria pakistaneze, policia, inteligjenca dhe forca kundër terrorizmit.

Pasagjerët civilë, veçanërisht gratë, fëmijët, të moshuarit janë liruar në mënyrë të sigurt. Sulmuesit me sa duket hodhën në erë një linjë hekurudhore përpara se të hapnin zjarr mbi kolonën.

Drejtuesi i trenit u plagos dhe rojet e sigurisë në bordin e trenit u përpoqën t’ zmbrapsnin me zjarr.

Sulmi u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare e Balochistanit, një grup separatist që ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan prej vitesh.

Trenat në Balochistan zakonisht kanë personel sigurie në bord, pasi separatistët kanë kryer sulme vdekjeprurëse mbi trenat dhe forcat e sigurisë në rajon në të kaluarën.

Në nëntor, grupi separatist kreu një sulm vetëvrasës në një stacion treni në Quetta, duke vrarë 26 persona, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, stafin e trenit dhe pasagjerët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë