Nga Gazeta ‘Si’- Donald Trump Junior, djali i madh i Donald Trump-it, mbërriti sot paradite në Beograd ku u takua me presidentin serb Aleksander Vuçiç.
Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç thotë se ata kanë diskutuar për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
Ky takim -shkruan Vuçiç- simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën për të adresuar sfidat globale.
Po ashtu, Vuçiç thekson se kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe projekteve të përbashkëta.
“Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkruan presidenti serb.
Donald Trump Jr., djali i madh i ish-presidentit amerikan Donald Trump, vizitoi Beogradin në fund të shtatorit të vitit të kaluar, në mes të fushatës së babait të tij për mandatin e dytë presidencial.
Gjatë qëndrimit të tij, Trump Jr. u takua me biznesmenë dhe përfaqësues të elitës së biznesit nga Rumania në një hotel në Beograd, dhe më pas udhëtoi drejt Rumanisë.
Donald Trump Jr. ka një rol kyç në jetën politike të SHBA-së, ku njihet si një nga këshilltarët më të rëndësishëm të babait të tij, me një ndikim të veçantë gjatë fushatës zgjedhore.
Edhe pse së fundmi ka kaluar kohë në Grenlandë, besohet se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave të administratës së re amerikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




