Bota

Zelensky falenderon aleatët europianë për mbështetjen: Paqja, qëllimi ynë i përbashkët

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke falenderuar aleatët europianë për mbështetjen e tyre.

Zelensky tha se pozicionet e forta në vijën e parë dhe diplomacia e fortë duhet të punojnë së bashku për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ai theksoi se “nën udhëheqjen e SHBA dhe në bashkëpunim me të gjithë Evropën”, paqja arrihet.

 “Gjatë javëve të fundit, vendet evropiane kanë marrë dhjetëra vendime për të rritur mbështetjen për Ukrainën.

Pozicionet e forta në vijën e parë dhe diplomacia e fortë duhet të punojnë së bashku për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Nën udhëheqjen e SHBA dhe në bashkëpunim me të gjithë Evropën, kjo është absolutisht e arritshme. Paqja është qëllimi ynë i përbashkët.

Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që, së bashku me Ukrainën, sjellin paqen më afër për të gjithë njerëzit tanë çdo ditë”, tha Zelensky.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë