Gazeta Si- Të hënën në mëngjes, një cisternë nafte dhe një anije mallrash u përplasën në Detin e Veriut, pranë bregut të Mbretërisë së Bashkuar pranë qytetit Hull, në qarkun e Yorkshire Lindor.
Pas përplasjes, cisterna ka marrë flakë dhe, siç raporton BBC Neës, një zjarr ka rënë edhe në anijen e mallrave.
Përpjekjet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar dhe rreth 30 persona janë nxjerrë në breg, por gjendja e tyre ende nuk dihet.
Sipas informacionit të disponueshëm në faqen e internetit “MarineTraffic”, e cila gjurmon rrugët e lundrimit, anijet e përfshira janë cisterna amerikane e naftës “Stena Immaculate”, e cila ishte ankoruar në momentin e përplasjes dhe anija portugeze e mallrave “Solong”, e cila me sa duket u përplas me të rreth orës 10:48 të mëngjesit me orën shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




