Sport

Skuadrat më të dobëta të historisë

Sporti profesionist amerikan ka një histori të pasur me rekorde. Nga baseball-i në basketboll, nga hokeji në akull në futbollin amerikan dhe në atë evropian. Më poshtë do të sjellim skuadrat që kanë rekordin negativ për humbjet rradhazi në sportet përkatëse. 

Skuadra me numrin më të madh të humbjeve rradhazi vjen nga basketbolli i kolegjeve dhe është skuadra e femrave nga Chicago, “Chicago State Lady Cougars” që ka humbur 59 ndeshje rradhazi. Një tjetër skuadër kolegjesh por këtë herë në futbollin amerikan është në vendin e dytë. “Northwestern” nga Illinois pësoi 34 humbje rradhazi. Kthehemi në Chicago për vendin e tretë dhe gjejmë skuadrën e futbollit amerikan (NFL). Edhe “Chicago Cardinals” pësuan 29 humbje rradhazi.

Ulet numri i humbjeve rradhazi por rritet niveli i përfaqësimit. “Detroit Pistons” dhe Philadelphia 76rs kanë humbur sejcila, 28 ndeshje rradhazi në NBA. Skuadra që pas Epokës së Artë (Detroit kampion dhe Philadelphia nënkampione) nuk po arrijnë të rigjejnë rrugën drejt sukseseve të reja në basketbollin amerikan. Skuadra e 6 me numrin më të madh të humbjeve në një sezon është nga Liga e baseball-it, “Louisville Colonels” që kanë rregjistruar 26 humbje rradhazi. 

Do të kthehemi në nivelin më të lartë të basketbollit, por këtë herë për femra ku do të gjejmë “Tulsa Shock” dhe “Indiana Fever” që në WNBA kanë pësuar 20 humbje rradhazi. Nga Liga kombëtare e hokejit në akull vijnë “Pittsburgh Penguins” dhe “Buffalo Sabres” që që rregjistruan 18 humbje rradhazi në NHL. Ndërkohë në sportin ekzibicionist, skuadra më e dobët është “Washington Generals” që në ndeshjet ndaj “Harlem Globetrotters” ka pësuar 2495 humbje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë