Nga Gazeta ‘Si’- Më shumë se 510.000 pasagjerë janë prekur nga greva e sotme 24-orëshe në të paktën dhjetë aeroporte në Gjermani, e cila filloi në mesnatë.
Më shumë se 3,400 fluturime pritet të anulohen në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Berlinit, Dyseldorfit, Bon/Këlnit, Shtutgartit, Leipzigut, Bremenit dhe Hamburgut.
Në fakt, në qytetin Hanseatik, mobilizimi ka nisur papritur paraditen e djeshme, me fillimin e pushimeve pranverore të shkollës.
Në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt, llogaritet se afërsisht 150 mijë pasagjerë nuk do të mund të udhëtojnë me fluturimet e tyre të planifikuara, ndërkohë që nuk do të shërbehen as fluturimet “transit”.
Sindikatat kanë bërë thirrje për një grevë të punëtorëve në sektorët e sigurisë së avionëve dhe pasagjerëve, por edhe në sektorin e pilotëve, përpara raundit të tretë të negociatave me punëdhënësin.
Sindikalistët kërkojnë rritje 8% të pagave dhe të paktën 350 euro më shumë të ardhura mujore, shpërblime më të larta për punën në periudha presioni dhe tre ditë shtesë pushimi.
Punëdhënësit deri më tani i kanë hedhur poshtë kërkesat si të pabaza dhe nuk kanë paraqitur kundërpropozim
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




