Lara Colturi rigjen podiumin në botërorin e skive në garën e zhvilluar në Are të Suedisë. Pas vendit të dytë në Austri (Nëntorin e kaluar), skiatorja kuqezi bëri një tjetër paraqitje spektakolare në Slalomin Gjigant duke u renditur në vendin e 3 pas dy zbritjeve.
Në të parën ajo u rendit në vendin e katërt me një diferencë prej 0.51” nga vendi i parë ku u rendit italiania, Federica Brignone.
Ndërsa në zbritjen e dytë u rendit në vendin e 10 me një diferencë prej 0.92” nga vendi i parë ku sërish u vendos Federica Brignone. Në klasifikimin e përgjithshëm të garës në Are, Lara Colturi zuri vendin e tretë, 1.43” pas vendit të parë që i përket Federica Brignone-s e ndjekur në të dytin nga Alice Robinson (Zelandë e Re).
Ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm të Slalomit Gjigant ajo u ngjit në vendin e 4 (duke rekuperuar një pozicion) me 334 pikë, 186 më pak se kryesuesja Alice Robinson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




