Nga Gazeta ‘Si’- Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis u rrëzua pas një seance intensive parlamentare.
Mocioni i paraqitur nga partitë PASOK, SYRIZA, E Majta e Re, Kursi i Lirisë, si dhe nga 9 deputetë të pavarur, u rrëzua me 157 vota kundër dhe 136 vota pro.
Kryeministri i Greqisë sulmoi opozitën gjatë fjalimit të tij në Parlament, duke e akuzuar për formimin e një “aleance të individëve që janë të etur për nihilizëm”.
Gjithashtu, Mitsotakis theksoi se opozita nuk ka ofruar ndonjë alternativë të qartë dhe të besueshme.
Mitsotakis nënvizoi se në vend të kritikave konstruktive, opozita ka shpërndarë vetëm akuza dhe mungesë idesh konkrete për përmirësimin e situatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




