Gazeta Si – Gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, Rusia kreu një sulm të madh në disa rajone të Ukrainës, duke përdorur pothuajse 70 raketa dhe 200 dronë.
Infrastruktura e furnizimit me energji dhe gaz, por edhe ndërtesa banimi u goditën dhe të paktën 18 persona u plagosën.
Gjatë sulmit rus, Forcat Ajrore të Ukrainës bënë me dije se kanë shmangur një mësymje të gjerë ajrore të armikut.
Në kundërpërgjigjen e Ukrainës, raportohet se janë nxjerrë për herë të parë në fluturim dhe avionët luftarakë francezë, që u morën rreth një muaj më parë.
Last night, the Russian army carried out another massive attack on our energy infrastructure. Various facilities were targeted in several regions – Odesa, Poltava, Chernihiv, and Ternopil. In total, the Russians used nearly 70 missiles, both cruise and ballistic, as well as… pic.twitter.com/bpj5XCPYSW
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 7, 2025
Forcat Ajrore të Ukrainës e njoftuan këtë në Telegram, duke raportuar se “avionët luftarakë, përfshirë F-16 dhe Mirage-2000” ishin gjithashtu të përfshirë në aksionin e mbrojtjes.
Në deklaratë theksohej se “avionët francezë, të cilët mbërritën në Ukrainë vetëm një muaj më parë, morën pjesë për herë të parë në zmbrapsjen e një sulmi ajror armik”
Sa i takon sulmit ajror rus, ky ishte i pari i këtij lloji që kur Shtetet e Bashkuara pezulluan ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës, i cili është shumë i vlefshëm duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara kanë aparatin më të fuqishëm të mbikëqyrjes ushtarake në botë dhe mund të shohin shumë nga lëvizjet e ushtrisë ruse në kohë reale.
Të mërkurën, gazeta “New York Times” shkroi, duke cituar burime anonime të SHBA-së dhe Ukrainës, se bllokada ndikoi gjithashtu në disa nga paralajmërimet paraprake në rast të sulmeve ruse ndaj objektivave civile.
Në të njëjtën ditë, një raketë ruse goditi një hotel në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, Kryvyi Rih, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur më shumë se 30.
Ndër qytetet e goditura gjatë natës ishte Kharkiv, kryebashkiaku i të cilit Ihor Terekhov tha se tetë persona u plagosën dhe një “infrastrukturë themelore” ishte dëmtuar.
E njëjta gjë ndodhi në qytetet Slovyansk dhe Kramatorsk, në rajonin e Donetskut dhe në Myrhorod, në Ukrainën qendrore.
Infrastrukturat energjetike, fabrikat dhe ndërtesat e banimit u goditën gjithashtu në Pryluky, në lindje të kryeqytetit Kiev; në Odessa, në Detin e Zi; dhe në rajonet e Ternopil dhe Transcarpathia, në perëndim të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




