Nga Gazeta ‘Si’- Pas deklaratave të Donald Trump në Kongresin Amerikan, i cili ritheksoi interesin për të marrë kontrollin e Groenlandës, kanë nisur reagimet e para nga ishulli që është një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës.
Kryeministri i Groenlandës i është kundërpërgjigjur Trump-it, duke thënë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”
“Groenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi goenlandezë. Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund të marrim thjesht. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Groenlandë”, deklaroi Egede.
Trump përsëriti synimin e tij për të aneksuar Groenlandën, duke deklaruar: “Mendoj se do t’ia dalim, në një mënyrë apo në një tjetër”, pa përjashtuar presionin ekonomik apo përdorimin e forcës ushtarake.
Një deklaratë që bie ndesh me premtimin për të respektuar vullnetin e banorëve të Groenlandës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




