Gazeta Si – Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në Mannheim të Gjermanisë.
Zyrtarët vendas të zbatimit të ligjit, kanë raportuar se një operacion është duke u zhvilluar dhe u kanë kërkuar banorëve të shmangin daljen në qendër të qytetit.
Nga disa video që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, dallohet se ekipet e shpëtimit vrapojnë drejt një viktime në tokë dhe civilët e tjerë me palltot e tyre e mbrojnë viktimën nga pamja e jashtme.
Sipas informacioneve paraprake, ka qenë një fuoristradë e zezë që është nisur me shpejtësi përgjatë rrugës që të çon në Paradeplatz.
Reparti i terapisë intensive në spitalin universitar lokal ka shpallur gjendjen e gatishmërisë.
Gazeta “Bild” raporton se është ndaluar drejtuesi i makinës që goditi disa kalimtarë në Mannheim, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur.
Të gjitha rrugët dhe urat që çojnë jashtë qytetit, patrullohen nga oficerë policie të armatosur me mitralozë dhe një helikopter ka fluturuar mbi Mannheim.
Makina i ka goditur këmbësorët në “Planken”, zona tradicionale tregtare e Mannheim, e cila supozohej të priste festimet përfundimtare për karnavalet të martën.
Për momentin, raportojnë mediat gjermane, qendra e qytetit është evakuuar dhe izoluar nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




