Komiteti Olimpik në Kosovë shpalli në një mbrëmjë Gala, sportistët më të mirë të vitit 2024. Sporti i xhudos ishte sërish më i vlerësuari, jo vetëm për masivitetin por edhe për rezultatet historike që e kanë futur Kosovën prej vitesh në historinë e sportit botëror dhe olimpik. Ndaj jo rastësisht, dy sportistët më të mirë dolën nga kjo disiplinë. Nënkampionia Olimpike Distria Krasniqi u shpall Sportistja më e Mirë femër, vlerësim që ajo e merr për të 5 vit rradhazi. Nënkampion në Gran Slam-in e Parisit, Akil Gjakova rrëmbeu çmimin e Sportistit të Vitit në Kosovë për të 5 herë në karrierë. Ndërsa traineri i vitit për të 9 herë rradhazi u shpall Driton Kuka (xhudo).

Në mbrëmjen Gala ishin rezervuar dy Çmime Speciale që shkuan për Edon Zhegrovën (për meshkuj), futbollist i Lille në Ligue 1 dhe Kombëtares së Kosovës. Si dhe për Laura Fazliun (për femra) që fitoi medaljen e Bronztë në Lojërat Olimpikë, Paris 2024. Nuk mbetën jashtë vëmendjes as sportistët e rinj për të cilët ishte caktuar Çmimi “Shpresa Olimpike”. Për meshkuj atë e fitoi basketbollisti Ylli Kastrati dhe për femra, xhudistja Sidorela Dodaj. Laureatët 2024 u dha edhe për skuadrat kombëtare. Tek meshkujt kombëtarja më e mirë u shpall ajo e futbollit. Ndërsa tek femrat, ajo e hendbollit.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




