Bota

Trump zgjedh mes polemikash drejtuesin e një podkasti si zëvendësdrejtor të FBI

Gazeta Si – Ai quhet Dan Bongino, është 51 vjeç dhe me origjinë italiane. Është zëvendësdrejtori i ri i FBI-së, i emëruar nga Donald Trump natën mes të dielës dhe të hënës.

Një emërim i kontestuar nga shumëkush, për shkak të mungesës së eksperiencës dhe qëndrimeve politike hapur partiake që Bongino ka shprehur vitet e fundit.

Sepse në realitet, në Shtetet e Bashkuara ai është i famshëm më shumë se çdo gjë tjetër si një podkaster i suksesshëm.

Me këtë emërim Trump përfundon ndryshimin e drejtimit të policisë federale. Vetëm pak ditë më parë, manjati mori votën e favorshme të Senatit (megjithëse me një diferencë shumë të ngushtë: 51 me 49) për emërimin e kreut të ri të FBI-së, Kash Patel, i pari indiano-amerikan që mban këtë rol. Tani, Dan Bongino, i cili si nuk do të ketë nevojë për miratimin e Dhomës së Lartë.

Dy besnikët  – Donald Trump i ka vendosur kështu dy besnikët e tij në krye të agjencisë kryesore të policisë federale të vendit, në një kohë kur demokratët kanë frikë se presidenti mund të synojë kundërshtarët e tij politikë.

Profilet e zgjedhura nuk lejojnë që disa eksponentë demokratë të flenë të qetë: as Kash Patel dhe as Dan Bongino nuk kanë punuar ndonjëherë në FBI, siç kishin bërë të gjithë paraardhësit e tyre.

Për të mos përmendur që zëvendëspresidenti ishte një nga fytyrat më të njohura të lëvizjes “Maga” (“Make America Great Again”, motoja e përdorur nga Trump në fushatën e fundit zgjedhore): në veçanti, ai akuzohet se ka kontribuar në përhapjen e informacionit të rremë për zgjedhjet e 2020, të cilat Trump dhe aleatët e tij vazhdojnë t’i përcaktojnë si të manipuluara.

Kush është Dan Bongino – Ai ka lindur në vitin 1974 në Neë York, Queens. Pasi mori një diplomë master në Psikologji nga Universiteti i Nju Jorkut dhe një doktoraturë nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, midis 1997 dhe 1999, ai shërbeu në policinë e Nju Jorkut përpara se të bashkohej me Shërbimin Sekret, ku ishte pjesë e eskortës presidenciale të George Ë. Bush, fillimisht dhe Barack Obama më pas.

Bongino kandidoi gjithashtu për një vend në Senatin e SHBA-ve në Maryland në vitin 2012 dhe për vende në Dhomën e Përfaqësuesve në 2014 dhe 2016, përkatësisht në Maryland dhe Florida, ku u zhvendos në vitin 2015. Ai humbi të tre zgjedhjet.

“Dan Bongino show”, një podcast i suksesshëm – Për një dekadë Bongino ka qenë komentator në “Fox Neës”, rrjetin televiziv afër republikanëve.

Dhe në të njëjtën kohë ai është një nga podkasterët më të njohur (por edhe më të diskutueshëm) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Dan Bongino Shoë” është podkasti i 56-të më i dëgjuar i vitit të kaluar në SHBA, sipas top-listave të “Spotify”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë