Bota

Shpërthime në konsullatën ruse në Marsejë të Francës, Moska akuzon për ‘terrorizëm’!

Gazeta Si – Disa shpërthime kanë ndodhur brenda konsullatës ruse në Marsejë të Francës, sipas konsullit të përgjithshëm, Stanislav Oranskiy, duke specifikuar se nuk ka viktima.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se episodi kishte “të gjitha shenjat dalluese të një sulmi terrorist”. Zjarrfikësit dhe policia franceze kanë ndërhyrë në vendngjarje me ekipe të shumta.

Tre shishe djegëse janë hedhur nga persona të panjohur në kopshtin e konsullatës, sipas asaj që shkruajnë agjencitë e lajmeve të Moskës, duke cituar burime gazetareske vendase, të cilët nuk raportuan për dëme në njerëz.

Megjithatë, dy bomba molotov shpërthyen me një zhurmë të madhe në kopshtin e godinës diplomatike, duke mos shkaktuar dëme dhe jo të lënduar.

Vendi diplomatik rus ndodhet në rrethin e tetë të Marsejës, ku ka konsullata të tjera, si ato të Egjiptit, Tunizisë apo Armenisë.

Kamerat e vëzhgimit të bashkisë dhe konsullatat pranë, kanë regjistruar pamjet të cilat po ekzaminohen nga hetuesit.

Sipas asaj që duket, policia është në kërkim të një furgoni të zi që ka qenë i parkuar herët në mëngjesin e kësaj të hëne pranë konsullatës.

Duket se policia e kishte identifikuar dhe po përpiqej të kuptonte origjinën e saj para shpërthimeve. Sipas burimeve hetimore, bëhet fjalë për një automjet të vjedhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë