Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha në Kiev se Ukraina do të marrë 3.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në mars.
Sipas saj, Ukraina do të përfitojë gjithashtu nga planet e Bashkimit Evropian për të rritur prodhimin e armëve dhe për të forcuar aftësitë mbrojtëse, raporton Reuters.
Von der Leyen udhëtoi me tren për në Kiev mëngjesin e sotëm, ku po zhvillohet një samit i liderëve evropianë për të shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës në Ukrainë.
On the 3rd anniversary of Russia’s brutal invasion, Europe is in Kyiv.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 24, 2025
We are in Kyiv today, because Ukraine is Europe.
In this fight for survival, it is not only the destiny of Ukraine that is at stake.
It’s Europe’s destiny. pic.twitter.com/s0IaC5WYh6
“Në përvjetorin e tretë të pushtimit brutal të Rusisë, Evropa është në Kiev.
Sot jemi në Kiev, sepse Ukraina është Evropë. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që rrezikohet. Ky është fati i Evropës”, tha Von der Leyen në një postim në mëngjes në rrjetin X.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



